PULËZEZAT

13 nëntor 2019 | 08:59

Adem Gashi

kush m’i dëboi pulëbardhat bregut të detit
e m’i solli pulëzezat
këto net të zeza si copëra shamish

në është për të qenë,
të isha Prometeu me dhimbjen e mëlçisë
ndëshkim q’i vodhi zjarrin perëndisë

pulëzezat a zezënetët
se ku më gjetën
këta Zogj të Simfalisë

ah, të isha shëmbëllimi i Heraklit

copë-copë po bien qiellit të ngrysur
copëra pulëzezash
me botën e tyre të përmbysur
si lajme neveritëse gazetash

përgjakem e rri duke pritur
rikthimin e agut të pulëbardhave
____________________
Spille, 2015
___________________

Ideja, zgjedhja dhe strukturimi i ciklit “Pulëbardha” dhe i kësaj poezie: Leonora Buçinca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Petraq Risto   1. Nuk e di si më hyri…