Pulisiq: Dua të fitoj gjithçka me Milanin

22 gusht 2023 | 12:41

AC Milan e nisi me fitore sezonin e ri në Serie A, duke marrë një fitore ndaj Bolognas (0-2). Njërin prej golave e realizoi Christian Pulisiq, i cili pas ndeshjes është shprehur se dëshiron të fitojë gjithçka me Milanin.

“Mendoj se ishte një natë gati perfekte, sepse duke e vënë menjëherë në shina ndeshjen, pas 20 minutash, e kishim më të lehtë për tri pikët e para. Pastaj, të mos pësonim gol ishte një tjetër mesazh i rëndësishëm, pasi në këtë mënyrë ne sulmuesit mund të luajmë shumë herë më të qetë përpara. Për mua ishte diçka e pabesueshme që të vija te Milani, por tani që jam këtu dua ta shijoj në maksimum këtë aventurë. Unë erdha dhe pranova, pasi jam i bindur se me Milanin mund të fitojmë titullin kampion në fund”, ka thënë Pulisiq.

“Jemi të ndërtuar për të dalë të parët, pasi ofruan momente lojë shumë interesante dhe tani e në vazhdim vetëm mund të përmirësohemi. Madje, nuk duam vetëm titullin, por t’i shkojmë deri në fund edhe Kupës së Italisë dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë Pulisiq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputetja Viola von Cramon, ka thënë se takimi i presidentit…