Pulla e re postare e Ukrainës

12 mars 2022 | 12:46

Ukraina së shpejti do të bëhet me pullë të re postare, të quajtur “Luftanija ruse, q….”, ka njoftuar zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar.

Kjo pullë postare që i referohet incidentit në ishullin gjarpër, është realizuar nga artisti Boris Groh dhe gjatë votimit ka marrë më së shumti vota, ka thënë ndër tjerash zëvendësministrja.

13 roje kufitare ishin stacionuar në ishullin gjarpër, në një hapësirë prej rreth 16 hektarë në ishullin shkëmbor që gjendet 300 kilometra (186 milje) në perëndim të Krimesë, i kishin thënë luftanijes ruse, “Luftanije ruse q…”, pasi ushtarët rusë në këtë luftanije u kishin kërkuar të dorëzohen.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pati njoftuar në kohën kur ka ndodhur kjo, se do të nderojë me medaljen e heroit të Ukrainës, të gjithë ushtarët ukrainas për të cilët më vonë ishte raportuar se janë gjallë. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO nuk pranon në mesin e vet shtete që u…