Pulla postare për Ditën ndërkombëtare të fëmijëve
Posta e Kosovës ka lëshuar të mërkurën në qarkullim emisionin e pullave postare me titull “20 Nëntori – Dita ndërkombëtare e fëmijëve”, që i’u dedikohet fëmijëve të Kosovës dhe të të gjithë botës.
Emisioni prej katër pullave postare është promovuar në ngjarjen e sotme të organizuar nga Zyra e UNICEF -it në Kosovë. Me ketë rast, Posta e Kosovës i ka dhuruar katër pullat e para postare shefit të kësaj zyre, Murat Sahin.
“Me emetimin dhe promovimin e pullave postare, Posta e Kosovës i është bashkuar UNICEF-it si dhe institucioneve të tjera vendore dhe ndërkombëtare në misionin për mbrojtën dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.
Më 20 nëntor 1989 është aprovuar Konventa për të Drejtat e Fëmijëve. Kjo Konventë i specifikon të drejtat themelore të fëmijëve për jetë, shëndet, edukim dhe lojë, të drejtën në familje, të drejtën e mbrojtjes nga dhuna nga diskriminimi, etj.
/Epoka e re/