Pullat postare “Evropa 2019 – Zogjtë nacional”
Me rastin e Ditës së Evropës, Filatelia e Postës së Kosovës lëshoi në qarkullim të rregullt emisionin e pullave postare të titulluar “Evropa 2019,- Zogjtë nacional”.
“Në kuadër të këtij emisioni të pullave postare ju prezantojmë: Turitullin (Turtle dove), Mëllenja e Gurit, Bishtlëkundësi i verdhë, Huta (Buteo Buteo), Larashi Kurrizkuq. Ndonëse Kosova është një vend i vogël, shquhet për një biodiversitet të pasur. Pozita gjeografike, faktorët gjeologjik, pedologjik, hidrologjik, relievi dhe klima, janë disa prej faktorëve që kanë mundësuar krijimin e habitateve natyrore si të “Bjeshkëve të Nemuna” dhe ”Malet e Sharrit” që ofrojnë vendstrehim për shumë lloje të shpendëve”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.
Sipas këtij njoftimi, deri më sot janë vrojtuar 148 lloje, por mendohet të ketë mbi 200 lloje. Mbrojtja e tyre ka karakter internacional, për këtë arsye “Bjeshkët e Nemuna” janë të evidencuara në listat ndërkombëtare si IBA rajon (Important Bird Area).
Posta e Kosovës përmes këtyre dy pullave postare me pamje të zogjve më karakteristik të Kosovës, prezanton para botës bukuritë natyrore të faunës, si dhe promovon shtetësinë së saj.
/Epoka e re/