Pullat postare në ‘Lojërat Olimpike 2022’
Filatelia e Postës së Kosovës, dje (e enjte) ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike 2022”.
Përmes dy pullave postare dhe një blloku filatelik, në mënyrë simbolike prezantohen Lojërat Olimpike Dimërore, që po mbahen në Pekin – Kinë.
Është hera e parë që Kosova garon me dy sportistë në lojëra olimpike dimërore: Kiana Kryeziu, vajza e parë në këto lojëra nga vendi ynë dhe Albin Tahiri, debutues në lojërat olimpike dimërore “PyeongChang 2018”, në pesë disiplinat alpine të skitarisë.
Republika e Kosovës është në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse në Olimpiadën e Pekinit. Posta e Kosovës kujdeset si çdoherë që krahas afirmimit të vlerave tona kombëtare, përmes pullave postare do t’i motivojë sportistët tanë në arritje sportive të Kosovës në arenën ndërkombëtare.