Pulmologu Thaçi: 25 pacientë që kanë kaluar Covidin po trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë
05 tetor 2021
| 17:14
Në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 25 pacientë që e kanë kaluar koronavirusin.
Lajmin e ka bërë me dije pulmologu Shpëtim Thaçi.
“Gjendja në klinikë është e qetë, 25 pacientë janë post Covid duke u trajtuar por që gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Thaçi në “Telegrafin”.
Kurse në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 35 pacientë me COVID-19, Klinikën Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë, Mjekimi Intensiv, në Klinikë Infektive 9 pacientë.