Pulsi Publik: Qytetarët, të kënaqur me drejtimin politik, rritet gatishmëria për protesta politike

25 korrik 2024 | 16:59

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi edicionin e 26-të të Përmbledhjes të Pulsit Publik në një konferencë për media të mbajtur sot.

Në këtë raport, mes tjerash thuhet se një përqindje e madhe e të anketuarve (36.33%) kanë qenë shumë të kënaqur ose të kënaqur me drejtimin politik drejt të cilit po shkon Kosova aktualisht, krahasuar me 23.9 për qind në nëntor të vitit 2023.

Sipas këtyre të dhënave, sipas përkatësisë etnike kanë treguar se 60 për qind e komuniteteve të tjera të Kosovës dhe 35.9 për qind e shqiptarëve të Kosovës janë shprehur të kënaqur, duke e pasqyruar një rritje nga nëntori i vitit 2023 (25.2 %).

Në anën tjetër, kënaqshmëria e serbëve të Kosovës ka rënë në 5.7 për qind nga 10.4 për qind gjatë të njëjtës periudhë.

Pulsi Publik: Qytetarët, të kënaqur me drejtimin politik – rritet gatishmëria për protesta politike

Në këtë matje theksohet se një përqindje pak më e lartë e të anketuarve, 33.9 për qind, kanë deklaruar se janë të gatshëm të protestojnë për arsye politike, krahasuar me nëntorin e vitit 2023 e cila qenë 29.8 për qind.

Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë kanë treguar se më shumë burra (41.3%) sesa gra (26.6%) janë të gatshëm të protestojnë për arsye politike.

Të dhënat e zbërthyera etnikisht kanë treguar një rënie të gatishmërisë për të protestuar në mesin e serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera të Kosovës. Gjithsej 28.6% e serbëve të Kosovës (30.5% në nëntor të vitit 2023) dhe 18.4% e komuniteteve të tjera të Kosovës (23% në nëntor të vitit 2023) kanë qenë të gatshëm të protestojnë për arsye politike.

Megjithatë, në mesin e shqiptarëve të Kosovës është shënuar një rritje e gatishmërisë për të protestuar krahasuar me nëntorin e vitit 2023. Gjithsej 34.3% e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë të gatshëm për të protestuar për arsye politike, krahasuar me 28.9% në nëntor të vitit 2023.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I lodhur apo i shlodhur, duhet të jetë gjithmonë në…