‘Puma’, sponsor i Cityt
28 shkurt 2019
| 15:16
Manchester City ka zyrtarizuar ditën e sotme marrëveshjen me gjigantin gjerman “Puma”, i cili do të veshë “Citizens” për 10 vitet në vazhdim.
Kontrata do të jetë 10-vjeçare dhe Cityn që do të përfitojë plot 65 milionë sterlina në sezon.
Fanellat e para nën logon e “Pumas”, do të mbahen veshur për herë të parë në turin aziatik, që ekipi i Guardiolës do të zhvillojë në verë, në kuadër të sezonit të ri.
Ditën e sotme, shefi ekzekutiv i “Pumas” ka bërë dhe foto me lojtaren e ekipit të femrave të Manchester Cityt, Paulin Bremer, si dhe me kapitenin e ekipit të meshkujve, Vicent Kompany.