Puna dyvjeçare e qeverisë, Musliu: Duhet kohë për të folur për të gjitha përrallat e Albinit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se Albin Kurti si kryeministër, luftën më të ashpër e ka zhvilluar me Albin Kurtin e para dy vitesh.
Ajo ka thënë se dëshiron të kujtojë se si ka ardhur Albin Kurti në pushtet, duke u shprehur se ajo rrugë ishte rruga e refuzimit, e propagandës dhe e akuzave.
“Për këtë periudhë dyvjeçare, Albin Kurti si kryeministër, luftën më të ashpër e ka zhvilluar me Albin Kurtin e para dy vitesh. Le të kujtojmë njëherë që rruga përmes së cilës Albin Kurti erdhi në pushtet, ishte rruga e refuzimit, e propagandës dhe e akuzave”.
“Ishte rruga e cilësimit të politikbërjes së rruga e tradhtisë kombëtare, ishte rruga e demonstratave që u printe Albin Kurti e në të cilat u vranë qytetarë të këtij vendi, të cilët i besonin propagandës së tij. Ishte rruga e cila burgosi të rinj e të reja, rruga që ofendoi e plagosi polic të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo, duke shtuar se Kurti dikur shtetin e Kosovës e shihte thjeshtë si një koloni funksionale.
“Për të folur për të gjithë përrallat e Albinit, duhet shumë kohë që sot nuk e kam në dispozicion, por nuk kam se si të mos e përmend perlën e Albinit, atë qershinë që ai e përpiu me gjithë bërthamë, shtetin e Kosovës, që dikur e shihte thjeshtë si një koloni funksionale që nuk e pranonte si realitet dhe nuk e respektonte asnjë nga simbolet e tij”, ka thënë Konjufca.