PUNË E FRYTSHME E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË
Nga aktiviteti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-amerikanë për vitin 2019
Nga: AdnanMehmeti &Besim Muhadri
New York, funddhjetor 2019
Gjatë vitit 2019 Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ka shënuar veprimtari dhe suksese të anëtarëve të saj, qoftë në Amerikë qoftë edhe në Evropë.
Dr.Gjekë Marinaj, themeluesi dhe ish president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, shkrimtar i njohur me përmasa ndërkombëtare: poet, kritik letrar, gazetar, redaktor, studiues, përkthyes, pedagog, themelues i teorisë së Protonizmit i cili synon të “promovojë paqen dhe të menduarit pozitiv” përmes kritikës letrare, duke pohuar se ekzistojnë pikat e forta dhe të dobëta në secilën pjesë letrare. pas sukseseve letrare në shumë vende të botës, gjatë këtij shtatori ishte i ftuar në Itali për të promovuar librin e tij të ri të përkthyer në italisht.
Në muajin shtator, për nder të shkrimtarit shqiptaro-amerikanë dhe njëherësh ndër themeluesit e Shoqatës, profesorit dhe krijuesit Dr. Gjekë Marinaj, u organizuan tre takime akademike në tre qytete italiane. Aktiviteti letrar u shoqërua gjithë kohën nga shtypi italian.
Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në mirëkuptim me anëtarët e saj, nderoi “Anëtar Nderi” njeriun e letrave shqipe në Amerikë Dr.Sami Repishti, një personalitet injë përmase të rrallë të kulturës shqiptare dhe amerikane njëkohësisht.
Po ashtu, Shoqata e Shkrimtarëve vitin e kaluar ka nderuar“Anëtare Nderi” profesoreshën amerikane, shqipfolëse, poeten e njohur Carrie Hooper.
Anëtarët e Shoqatës së shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë votuan për zgjedhjet e reja 2019. Me
përfundimin e mandatit të kryetares pararendëse, RaimondaMoisiu, u hap procedura për votime të reja, të propozuar nga anëtarët e Shoqatës. Votimet rezultuan se pjesa dërrmuesekishin votuar për shkrimtarin Mëhill Velaj, i cili është anëtar iShoqatës që nga themelimi i saj. Ai, si një anëtar i devotshëm,nuk mungoi në asnjë aktivitet të Shoqatës, i cili ka mbajturpostin e nënkryetarit për dy mandate (2005-2007/2007-2010). Mëhill Velaj është autor i 20 librave me poezi, tregime, publicistikë dhe romane. Studiuesja e letërsisë Dr. Yllka Filipi, që ishte më parë sekretare e Shoqatës, në këtë mandat u zgjodhnënkryetare, ndërsa Veneta Çallpani, sekretare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.
Duhet theksuar se Shoqata e Shkrimtarëve u themelua në vitin 2001 nga Gjekë Marinaj, i cili ishte njëherësh edhe president. Ndërkaq, në vitin 2009 president i Shoqatës u zgjodh AdnanMehmeti, pozitë të cilën e mban aktualisht. Kryetari i parë i Shoqatës ka qenë Naum Prifti, ndërsa nga dy mandate radhazi, u zgjodhën, Ramiz Gjini, Dalan Luzaj dhe Raimonda Moisiu. Sot Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë inkurajon dhe mbështet shkrimtarë, poetë dhe artistë, që prezantojnë letërsinë e Diasporës, i përkasin periudhës së shtrirjes kombëtare jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, pasionit dhe shprehjes, të gjithë ata, që e jetojnë jetën me të vërtetat e saj.
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë është vatra jonëdhe shtëpia e dytë për të gjithë krijuesit. Ajo ka anëtarëanembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shumica janë të ndodhur në Tre Shtetet e NY (New York, New Jersey dhe Connecticut), pastaj në Masacchusets, Pennsylvania, Washington D.C., Michigan, Illinois, Wisconsin, Florida, Texas, California, Ohio, Maryland, Virginia, Rhode Island, Arizona, Minnesota, etj.
Kryesia e shoqatës gjatë gjysmëvitit të parë 2019 pranoi 7 anëtarë të rinj: studiuesin dhe shkrimtarin Dr. Sami Repishti(Anëtar Nderi), shkrimtarin Istref Haxhillari, poetin dhe luftëtarin e UÇK-së, Shpend Gjocaj, publicistin dhe analistin, Luz Thaqi, gazetaren dhe shkrimtaren, Klara Buda, studiuesin e Fan Nolit dhe Faik Konicës, Sevdai Kastrati dhe gazetarindhe poetin, Fuat Memelli.
Gjatë këtij vitit, Kryesia e Shoqatës ka dalë me një deklaratë lidhur me fituesin e çmimit Nobel për letërsi 2019 si dhe ka marrë një promemorie nga Tirana, “Të krijohet një akademi letrare mbarëkombëtare “Ismail Kadare”
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë shprehet thellësisht e indinjuar lidhur me dhënien e Çmimit Nobel në letërsi për vitin 2019, shkrimtarit Peter Handke.
Në dhjetor, u botua numri 7 i revistës letrare “Pena”, organ i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, i cili numër ipasur dhe i larmishëm i shkrimeve të autorëve që vijnë në faqet e revistës kryesisht me krijime letrare të vitit që po e lëmë.
Gjatë vitit 2019, anëtarët e Shoqatës patën një punë të frytshme dhe botuan dhjetëra libra, të cilët janë një sihariq i mirë për lexuesit dhe letërsinë tonë:
Botimet e anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë gjatë vitit 2019:
Agim Dëshnica
“Drita e pashuar e letërsisë së dënuar”, studim, Shtëpia botuese Enja, Tiranë, 2019.
“Poetë klasikë, romantikë e modern”, përkthime, Shtëpia botuese Enja, Tiranë, 2019
Besim Muhadri
“Prof. Dr. Rexhep Krasniqi një jetë në shërbim të Shqipërisë Etnike”, monografi, Shoqata e Intelektualëve të Gjakovës “Jakova”, Gjakovë, 2019,
“Poezia e Adnan Mehmetit-vështrim”, studim, Shtëpia botuese Bogdani, Prizren, 2019, “Shaban Deva-pishtar i arsimit”, Shtëpia Botuese “Fidani”, Prizren, 2019.
Bexhet Asani
“Ëmbësia e gjuhës amë”, publicistikë, Shtëpia botuese Migjeni, Boras, Suedi, 2019
“Brenga mërgimtare”, poezi, Amanda Edit Verlag, Bukuresht, 2019
Gjekë Marinaj
“Schizzi di immaginazione“, pubblicato dalla Secop,Italia, 2019 “Skica e imagjinatës”, botime Secop, Itali, 2019
Hatem Dervishaj
“Klithma e shpirtit”, roman, Shtëpia botuese Edlora,Tiranë, 2019
Hys Hasa
“Vlera intelektuale kuksiane”,vëllimi i 3-të, Tiranë, 2019.
“Gjurmë vlerash kuksiane”,vëllimi i 1-rë, Tiranë, 2019.
Iliriana Sulkuqi
“Fjalë për Nesër…”, poezi, “Adonis”, Tiranë, 2019.
“Takim me pritjen”, poezi, “Adonis”, Tiranë, 2019.
Jashar Esati
“Stinëve të mallëngjimit”, poezi, “Feniks”, Preshevë, 2019
Kaltrina Hoti
“Vrapo pas diellit”, Toena, Tiranë 2019.
Kolec Traboini
“Ofeli”, poezi, Tiranë, 2019.
“Ode për Shkodrën”, poezi të zgjedhura, Tiranë, 2019.
“Charles Bukowski”, shqipërime poetike, Tiranë, 2019.
“World Poetica”, poezia botërore, shqipërime, Tiranë, 2019.
Merita Bajraktari McCormack
“Nektar Arberor” , Publicistikë, 2019.
“Jeta në Shqipëri- Life in Albania”- Përmbledhje publicistike në gjuhën Angleze, 2019.
Namik Selmani
“Biri i shquar i Çamërisë Adem Zer Teme”, Monografi e ribotuar dhe e plotësuar, Shtëpia bouese Enja, Tiranë, 2019
“The eminent “Son of Çamëria” Adem Zer Teme”, Botim në gjuhën angleze, monografi, Shtëpia bouese Enja, Tiranë, 2019
“Rrugëtimi i ylbereve”, Poezi, Shtëpia bouese Enja, Tiranë, 2019
“Jetë që jetohet”, Tregime dhe ese, Shtëpia bouese Enja, Tiranë, 2019
“Ëndrra amerikane” (Amerikan Dream), Ese dhe tregime, Shtëpia bouese Enja, Tiranë, 2019
“Lulet e Diasporës”, Poezi dhe ese për Shoqatat shqiptare dhe shkollat shqiptare në botë, Shtëpia bouese Enja, Tiranë, 2019
“Çarcafi i bardhë”, Monografi për atdhetarin Selim Hoxha, Shtëpia bouese Enja, Tiranë, 2019
Pal Ndrecaj
“Lista e zezë”, roman, ribotim, Om Publisher, Prishtinë, 2019
“Nëpër galaktikën që e ke krijuar vetë”, poezi, Shtëpia botuese Armagedoni, Prishtinë, 2019
Petraq J. Pali
Të pabesët, roman, Tiranë, 2019
Pierre Pandeli Simsia
“Mirënjohja, pjesë e ndjesisë së moralit njerëzor”, publicistikë, Botime, “Jozef“, Durrës, 2019
Raimonda Moisiu
“Në gjurmë të fjalës”, vështrime dhe kritika letrare, Shtëpia bouese Adonis, Tiranë, 2019
Sabije Dervishi-Veseli
“Martesë e gabuar”, novelë, Botimet Barleti, Tiranë, 2019.
Safet Hyseni
“Ëndërrimtarët e Atdheut”, publicistikë, Arbëria Design, 2019
Tomë Paloka
“Misteret e jetës në Nju Jork”, roman, Prishtinë, 2019
“Kah po shkon kombi?”, publicistikë, Prishtinë, 2019
Vlashi Fili
“Shëprthimi”, tregime dhe novela, Edlora, Tiranë, 2019