Punëdhënësit dhe punëmarrësit, pjesëtarë kyçë të zhvillimit ekonomik në Kosovë
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka takuar shefen e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion IOM-UN, Anna Rostocka, ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi në fushat ekonomike, integrimi i komuniteteve migracionit dhe nxitja e investimeve për mes diasporës.
Shahini e ka informuar Rostockën për gjendjen reale të bizneseve si punëdhënësi më i madhe në Kosovë por edhe të punëkërkuesve si pjesëtar kyç të tregut dhe ekonomisë vendore, por edhe për trajtimin e ndërsjellë mes partnerëve ekonomikë dhe Social si bartës të zhvillimit në Kosovë.
Më këtë rast, kryetari i AKB-së ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në të ardhmen për të mirë të gjitha komuniteteve, sidomos të migracionit dhe diasporës.
Anna Rostocka, shefe e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion IOM-UN ka thënë janë të gatshëm që të bashkëpunojnë për të mirë të gjithëve në Kosovë pa dallim e sidomos me AKB-në, në shumë projekte që kanë mision të njëjtë me objektivat e IOM-it.
Në këtë takim nga të dyja palët u theksua se Kosova nuk mund të ketë të ardhme të qëndrueshme pa një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.