Punësimet e familjarëve të zyrtarëve të LV-së, profesor Smajljaj: A është ky standard i ri i atdhetarizmit?

04 qershor 2021 | 16:08

Profesori universitar, Avdi Smajljaj, ka reaguar pas raportimeve në medie për avancimin dhe punësimin  e familjarëve të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në institucionet publike.

Duke iu referuar për avancimin e mbesës së deputetit të Vetëvendosjes, Jahja Koka, i cili ka thënë se janë familje atdhetare, profesor Smajljaj ka pyetur se a është standard i ri i atdhetarizmit punësimi i militantëve partiak.

“Zonja ministre Nagavci a mund të kategorizohemi si atdhetarë edhe ne që nuk e kemi mundësinë t’i avancojmë në detyrë vajzat e vëllezërve të militantëve partiak?  Zemra na kushton, por nuk e kemi këtë mundësi. Hoxhë Shefqeti, do të thoshte nuk e kemi pasur rriskë, me pas këtë mundësi që ty ta dha votuesi më 14 shkurt. A është ky standard i ri i atdhetarizmit?”.

“Po më duket, ju do ja vendosni kulmin të keqes në këtë vend, se themeli e muret i janë ndërtuar qe sa kohë. Ashtu, siç ia vendosi kulmin të keqes Shpend Ahmeti në Prishtinë 4+4, ju do ja vendosni në nivel vendi. Ju lumtë!  E mira e kësaj është që tani e tutje s’ka më vend për prova, u njohëm të gjithë. Familjarizmi, nepotizmi, klientelizmi, militantizmi, tani u pasurua edhe me një subjekt politik”, ka shkruar Smajljaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-supermodelja dhe ylli i shfaqjes “America’s Got Talent” Heidi Klum…