Punësimet në KEK, Bajrami kujton deklaratën e Kurtit: Qytetari i thoshte ‘të lumtë goja’

07 prill 2022 | 11:27

Deputetja Hykmete Bajrami, ka folur në Kuvendin e Kosovës në emër të grupit parlamentar të LDK-së lidhur me punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (LDK).

Bajrami ka kujtuar premtimin e kryeministrit Kurti se nuk do t’i punësonin kushërinjtë dhe urimin që ia kishte bërë atij një qytetar.

“Të gjithëve na kujtohet videoja e famshme e kryeministrit Kurti në fushatën e fundit ku thoshte: ‘kushërinjtë janë për dasma. Nuk ka me shku në ministri me krejt kushërinjtë’. Dhe në atë video dëgjohej qytetari duke i thënë: ‘të lumtë goja’. Domethënë, qytetarët verbërisht i kanë besuar z. Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Bajrami.

Ajo nga foltorja e Kuvendit ka thënë se “nuk dola këtu që të them se nuk ka pasur nepotizëm në të kaluarën”, por ka theksuar se dëshiron t’ju tregojë qytetarëve se “Lëvizja Vetëvendosje ju ka mashtruar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka shprehur kritika të…