Punësimet në KEK – Hoti: Termocentrali me gaz amerikan do të punësonte trefish më shumë punëtorë dhe do të siguronte furnizim stabil me energji

06 janar 2025 | 22:54

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se me projektin e termocentralit të gazit amerikan do të punësoheshin trefish më shumë punëtorë sesa numri i punëtorëve aktualë në KEK.

Nga opozita thonë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka refuzuar atë projekt. Por, opozita kishte akuzuar pushtetin edhe për nepotizëm në KEK.

Por, Hoti thotë se LDK-ja nuk ka hequr dorë, ai projekt do bëhet prioritet pas 9 shkurtit.

“Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KEK do të punësoheshin në termocentralin me gaz amerikan. Për më tepër, do të kishim furnizim stabil me energji elektrike e jo ndërprerje me ditë të tëra gjithandej nëpër Kosovë. Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kemi hequr dorë nga ai projekt i rëndësisë kombëtare për Kosovën. Do ta bëjmë me prioritet pas 9 shkurtit”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga qytetarët të…