Punësohet Zajmina Vasjari, merr rrogë si specialiste ujësjellësi
02 gusht 2021
| 00:21
Emërimet e VIP-ave shqiptarë në administratën publike shqiptare nuk është më çudi.
Së fundmi mësohet se edhe këngëtarja Zajmina Vasjari është emëruar punonjëse “specialiste” në Ujësjellësin Shijak.
Zajmina Vajsari figuron e punësuar si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.
Sic mund t’a shihni edhe në dokumentin zyrtar, këngëtarja e njohur për jetën luksoze, bizneset e shumta bashkë me bashkëshortin, është punësuar si specialist në Ujësjellësin Shijak.