Punësoi ilegalisht 7 femra shqiptare në një klub nate, arrestohet 48-vjeçarja në Zvicër
Mediet zvicerane shkruajnë se në kantonin e Cyrihut raportohet se një zonjë 48 vjeçe, punësoi ilegalisht disa femra shqiptare në një klub nate për argëtim.
Klubi gjendet në Nürensdorf ku dje policia e Kantonit të Cyrihut arrestoi nëntë persona.
Pas disa hetimeve të mëparshme në të cilat u konstatuan shkelje të ndryshme të Ligjit për të huajt dhe integrimin dhe Ligjin e gastonomisë, ata mbrëmë organizuan një kontroll tjetër. Si rezultat aty u gjetën shtatë gra që punonin ilegalisht për t`i argëtuar mysafirët apo si punonjëse shërbimi. Një muzikant që performonte në klub ndodhej ilegalisht në Zvicër.
Policia në raportin e tyre shkruan se personat nuk kishin as leje qëndrimi dhe as leje pune.
Të arrestuarit janë dërguar në zyrën e prokurorit publik në Winterthur/Unterland dhe më pas në zyrën e migracionit për shqyrtimin e masave sipas Ligjit për të huajt.
Ndërkohë, gruaja zvicerane 48-vjeçare nga rrethi Bülach, duhet t’i përgjigjet prokurorit publik përgjegjës për promovimin e qëndrimit të paligjshëm.