Punëtores së bankës iu dha bankënota 500 euro e falsifikuar
01 nëntor 2019
| 12:47
Një punëtore e një banke në Gjilan ka raportuar se gjatë kontrollit të monedhave në arkë ka gjetur një bankënotë, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. “Ankuesja femër K-Shqiptare ka njoftuar se gjatë kontrollit të monedhave në arkën e bankës ka gjetur një monedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë falsifikuar. Monedha është konfiskuar nga forenzika. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin njëzetekatër orësh të Policisë së Kosovës.