Punëtorët e “Ambientit” në grevë, thonë se kryetari i Klinës punësoi nipin si menaxher
Punëtorët e KRM “Ambienti” në Klinë kanë hyrë në grevë pasi sipas tyre kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, e ka bërë nipin e tij menaxher të kësaj kompanie.
Shoqata Sindikale e KRM “Ambienti”, Njësia Operative në Klinë, ka bllokuar tërë punën për shkak se për ata nuk është e pranueshme kjo gjë.
Ata përmes një reagimi për medie kanë theksuar se ky proces ka qenë i montuar politikisht dhe se kompania ka kuadro mjaft për një pozitë të tillë që e ka Idriz Beqiri.
Reagimi i plotë i Shoqatës Sindikale të KRM “Ambienti”:
Njoftojmë opinionin e gjerë se Kryesia e Shoqatës Sindikale e KRM “Ambienti” Sh.A NJ.O në Klinë në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datën 17.10.2019, e analizoi situatën e krijuar pas ardhjes në punë në pozitën menaxher në Njësinë Operative në Klinë të kandidatit Idriz Beqiri.
Shoqata sindikale e punëtorëve të KRM “Ambienti” Sh.A NJ.O në Klinë, shpreh shqetësimin e thellë dhe të papranueshëm në lidhje me këtë vendim, me ç’rast e njoftojmë opinionin publik se:
1. Ky vendim është i papranueshëm për të gjithë punëtoret e kompanisë, për shumë arsyeje:
a) Procesi ka qenë i montuar dhe politik pasi që kundërkandidati i përzgjedhur është familjar i ngushtë i kryetarit të komunës se Klinës, Zenun Elezaj (është nipi i kryetarit), si dhe është militant i AAK-së.
b) Është shkel udhëzimi administrativë 7/2017, përkatësisht neni 4 paragrafi 6 i këtij udhëzimi, këtë e vërteton Inspektoratit i punës në vendimi i nr 117/2019 i dt 29.05.2019.
c) Kompania ka kuadro të mjaftueshme për këtë pozite si: dy (2) jurist të diplomuar, një (1) ekonomist dhe një (1) doktorshkence në menaxhim të mjedisit i cili është u.d i menaxherit të njësisë, e i cili në mënyrë të shkëlqyer e ka menaxhuar kompaninë deri me sot. Të gjithë të lartcekurit kanë aplikuar për këtë pozitë, por ju është bërë e padrejtë në vlerësim.
2. Kërkojmë nga organet kompetente anulimin e vendimit për ardhjen në punë të Idriz Beqirit deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi lënda është në procedurë gjyqësore.
3. Njoftojmë opinionin e gjerë se nga dt.21.10.2019 të gjithë punëtoret e KRM “Ambienti” Sh.A NJ.O në Klinë do të hynë në grevë deri në realizimin e kërkesave tona legjitime.