Punëtorët e ATK-së në grevë, pezullohen shërbimet për një orë
Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka mbajtur sot grevë njëorëshe, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.
Sekretari i sindikatës së punëtorëve të ATK-së, Arlinda Bajraj, ka deklaruar se arsyeja për mbajtjen e kësaj greve ka ardhur si rezultat i neglizhimit dhe mos realizimit të kërkesave të tyre.
“Kjo është ndër mënyrat tona që kemi paraqitur shqetësimet tona si sindikatë. Ishte një grevë prej një ore. Tashmë përfundoi grevë që është mbajtur në të gjitha regjionet. Deri në këtë grevë kemi arritur sepse ka një kohë të gjatë që kemi paraqitur pakënaqësitë tatimore kërkesa që janë të kahershme. Kërkesë kryesore e stafit është ndërrimi i statusit të Administratës Tatimore e cila është një agjenci ekzekutiv dhe propozoj që të ndërrohet në Kuvend dhe të kalohet në agjencinë të pavarur”.
Ai ka treguar se kërkesat kryesore të kësaj sindikatë janë : Krijimi i kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës nga Agjenci ekzekutive në Agjenci me status të veçantë, kompensimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake), përfshirja në pakon fiskale i gjithë stafi i ATK-së.