Punëtorët e “Infrakos”-it mbajnë grevë njëorëshe
Punëtorët e ndërmarrjes publike “Infrakos” sot kanë mbajtur grevë një orëshe për shkak të vonimit të lëshimit të subvencioneve nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit, Agron Thaçi, ka thënë për “klankosova.tv” se Sindikata ka kërkuar edhe rritjen e pagës dhe përmirësimin e kushteve të punës.
“Ka pasur ndërprerje të punës për një orë. Arsyeja ka qenë për shkak të vonesës së lëshimit të subvencioneve nga Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Kërkesa e Sindikatës është rritja e pagës dhe përmirësimi i kushteve të punës. Ne bashkë me Qeverinë do të shohim në vazhdim për realizimin e këtyre kërkesave”, ka thënë Thaçi.
Kërkesë e punëtorëve është edhe që t’iu paguhet norma e plotë e orëve të punës gjatë vikendit, të paguhet shujta e ushqimit dhe të bëhet pagesa e trustit pensional.
Në rast të mos plotësimit të kërkesave të tyre punëtorët paralajmërojnë edhe shkallëzim të grevës.