Punëtorët e KEDS-it me ultimatum, paralajmërojnë kolaps energjetik
Punëtorët e KEDS-it kanë mbajtur grevë një orëshe para ndërtesës së kësaj kompanie në Prishtinë duke kërkuar ngritjen e pagave dhe nënshkrim e kontratës kolektive.
Ata kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme dhe kolaps energjetik në mbarë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri në shtator.
Kryetari Federatës së Sindikatave të Pavarura “Elektrokosova”(FSPE), Ahmet Hyseni, ka paralajmëruar grevë të përgjithshme në rast se nuk plotësohen dy kërkesat e tyre.
“Më nuk ka kthim mbrapa, ne asgjë nuk po kërkojmë diçka që nuk na takon. Neve na takon kontrata kolektive e përgjithshme, na takon rritja e pagave për atë arsye garantoj se në shtator do të fillojmë me grevë të përgjithshme dhe nuk do të ndalemi. Edhe një selam po ua dërgoj këtyre në ndërtesë sepse është shumë keq me menduar ata për të përfituar në shpinë të dikujt tjetër. Nuk kanë me përfituar më, për këtë ju garantoj”, ka thënë Hyseni.
Ndërsa, nënkryetari i FSPE-së, Fehmi Pajaziti, ka thënë se ka mjaftë hapësirë të realizohen kërkesat e tyre pa ndikuar në tarifat e konsumatorëve.