Punëtorët e KEDS/KESCO ndihmojnë Shqipërinë me afro 19,000 euro
Punëtorët e KEDS/KESCO kanë dhënë donacion prej afro 19 000 eurosh për të ndihmuar Shqipërinë që të përballet me pasojat e tërmetit.
Kjo shumë është deponuar brenda një dite të vetme nën organizimin e përbashkët të KEDS-it dhe Sindikatës së punëtorëve Elektrokosova (FSPE).
Ky aksion ka qenë në baza komplet vullnetare dhe i janë përgjigjur gati komplet punëtorët e KEDS/KESCO.
Me anë të këtij veprimi tregohet se i gjithë stafi i KEDS/KESCO bashkëndjen me Shqipërinë dhe njerëzit e afektuar nga tërmeti në këto momente të vështira sikurse është i gatshëm të jap kontributin e vet kurdo që paraqitet nevoja. Kjo shumë i bashkohet donacionit të vet kompanisë që e ka dhënë më herët menjëherë pas tërmetit. Por, ndihma shtesë, jashtë këtij organizimi, kanë dhënë punëtorët në mënyrë individuale, madje duke dërguar ndihma edhe direkt në vendet e afektuara nga kjo fatkeqësi”, është thënë në njoftimin e KEDS-it.
/Epoka e re/