Punëtorët e KEK-ut më 15 prill i marrin pagat me rritje

04 prill 2018 | 16:24

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), më 15 prill do t’i marrin pagat me rritje.

Rritjen e pagave në mënyrë lineare prej 100 euro e kishte premtuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, disa herë gjatë vizitave në KEK.

Premtimi i Bordit të KEK-ut për rritjen e pagave në shumë prej 100 eurove ka bërë që sindikata e punëtorëve të ndal protesta dhe grevat.

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kovës (KEK), Skënder Bucolli, e ka konfirmuar për “Telegraf”-in se pagat e punëtorëve të kësaj korporate do të rriten.

Ai ka treguar se KEK-u është në përfundim të përgatitjes për zbatimin e rritjes së pagave. “Ashtu siç ishte paralajmëruar kohë më parë, Bordi i drejtorëve ka vendosur për ngritje të pagave për punëtorët e KEK-ut dhe përgatitjet për zbatimin e këtij vendimi janë në përfundim e sipër. Për informimin tuaj, KEK është në pritje të Raportit të Auditorit të pavarur për pasqyrat financiare 2017 në ditët në vijim”, ka thënë Bucolli.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke iu referuar arrestimit dhe…