Punëtorët e KEK-ut përfitojnë nga 500 euro shtesë për fundvit

22 dhjetor 2022 | 14:40

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka marrë vendim që t’u ndajë nga 500 euro shtesë të gjithë punëtorëve të kësaj korporate për fundvit.

Këtë vendim e ka konfirmuar Sindikata e Re e KEK-ut (SRKEK) përmes një njoftimi në “Facebook”.

“Të nderuar anëtarë të SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut, sot morëm edhe konfirmimin nga drejtori menaxhues për 500€ pagë shtesë për fundvit, për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut”, është thënë në njoftimin e SRKEK-ut.

Po ashtu, kryesia e SRKEK ka falënderuar “të gjithë punëtorët për kontributin e tyre në punë dhe menaxhmentin e bordin e KEK-ut për këtë vendim, i cili do të jetë motivues për të gjithë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur të…