Punëtorët e kompanisë “BAVARIA” i shkruajnë letër qeverisë

02 prill 2020 | 11:30

Unë punëtori i Bavaria   SH.P.K

Letër e hapur Qeverisë së Kosovës

Duke ndihmuar bizneset private, ju ndihmoni shumë punëtorë

Të nderuar udhëheqës të Qeverisë së Kosovës!

Të veprosh dhe të zhvillosh aktivitet afarist në Kosovë nuk është aspak e lehtë. Por , duke pasur në mendje vullnetin për të ndihmuar dhe kontribuar në ngritjen e shtetit tonë, ne punëtoret në sektorin biznesit privat të përcaktuar fuqishëm që të kontribuojmë në rimëkëmbjen dhe forcimin e shtetit tonë, vepruam e kontribuuam që më afaristët  tonë të përmbushim në tërësi obligimet tatimore ndaj shtetit.

Ne punëtorët e Kompanisë “BAVARIA”, për plotë dy dekada me radhë kemi funksionuar dhe kontribuar në përmbushjen e të gjitha obligimeve tona ligjore. Me punën  tonë kemi bërë që të kemi te angazhuar mbi 100 punëtorë (shokë pune), apo më mirë të themi që me bashkëpunim me kompaninë tonë kemi ndikuar drejtpërdrejtë në mirëqenien e mbi 100 familjeve.

Unë punëtori i Bavaria………!

E veçanta e Kompanisë BAVARIA është se ne nuk kemi mbijetuar nga tenderët e institucioneve publike, por afarizmi ynë është ngritur dhe ndërtuar mbi 99% nga aktiviteti dhe puna jonë në sektorin privat.

Ku shfrytëzoj rastin t’i falënderoj.  Pra , jemi kompani e cila për dy dekada me radhë kemi kontribuar në përmbushjen e arkës shtetërore dhe mirëqenies së qindra familjeve kosovare.

Dhe sot  kompania jonë është ndër të parat e cila është përgjigjur pozitivisht udhëzimeve të institucioneve tona shtetërore dhe atyre shëndetësore për kujdes nga Pandemia COVID -19, duke  na liruar nga puna.

Ku pronarët Blerim Hyseni dhe Azem Shahini kanë treguar fuqishëm se për ne më shumë se profiti i kompanisë, rëndësi ka shëndeti i stafit tonë. Pra, shëndeti dhe mirëqenia e punëtorëve tanë ka qenë dhe ka mbetur prioriteti ynë kryesor dhe konsiderojmë se ka qenë dhe suksesi i kompanisë sonë, duke bërë që punëtorët e ‘Bavaria’ tanimë kompaninë  ta ndjejnë dhe konsiderojnë si kompani të tyre. Është pikërisht kjo komponent e cila na bënë krenarë si kompani dhe premtojmë që kjo do të mbetët udhërrëfyesi ynë edhe në të ardhmen.

Unë punëtori i Bavaria……..!

Por, çfarë tani ?

Kompania Bavaria, si një nga kompanitë serioze e cila që nga formimi i saj vetëm se ka kontribuar në arkën shtetërore duke përmbushur të gjitha obligimet financiare, kërkon që të ndjejë dorën e shtetit në përkrahjen e kompanive të cilat asnjëherë nuk kanë përfituar nga shteti, por veten se kanë kontribuar në mbushjen e arkës shtetërore.

Kompania jonë ka qenë dhe duam të mbetemi shpresë e qindra familjeve të punëtorëve tanë dhe të qindra familjeve të tjera të cilat kanë ndjerë përkrahjen tonë humanitare.

Prandaj, sot me shumë se asnjëherë tjetër kërkojmë përkrahjen nga institucionet shtetërore. Kompania BAVARIA dhe shumë kompani tjera serioze në Kosovë kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të përkrahemi financiarisht në përballimin e kësaj situate të vështirë. Përkrahja ndaj nesh është përkrahje e drejtpërdrejt ndaj kompanive të cilat kanë dëshmuar se interesi shtetëror është më i madh se interesi personal.

Përkrahja ndaj Kompanisë BAVARIA dhe kompanive të tjera serioze është investim i drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë. Sepse, ndihma për ne, në këtë kohë do të jetë garantuese e ruajtjes së fuqisë së kualifikuar punëtore në Kosovë edhe mbas mbarimit të kësaj pandemie. Në të kundërtën, rrezikohet që fuqia punëtore e kualifikuar të largohet nga vendi ynë në momentin e parë që do t’iu krijohej mundësia për ketë.

Unë punëtori i Bavaria……..!

Qeveria e Kosovës duhet të ketë plan konkret të ofrimit të ndihmës për të gjitha bizneset private në Kosovë, veçanërisht për kompanitë serioze të cilat kanë numër të madhë punëtorësh dhe të cilat asnjëherë nuk janë financuar nga paraja publike.

Shteti ka fonde të cilat duhet të ndahen për ne kompanitë të cilat kemi dëshmuar se kemi qenë e do mbesim serioze edhe në të ardhmen. Ndihma për ne sot duhet të kuptohet si kontribut i zhvillimit të ekonomisë së Kosovës në të ardhmen.

Fati  ynë i së ardhmes varet nga ndihma që shteti ynë do t’iu jep bizneseve sot.

Prandaj, sot po kërkojmë ndihmën e Qeverise së Kosovës, sepse ndihma dhe përkrahja për ne sot, në të vërtetë është ndihmë dhe përkrahje për qindra punëtorë dhe qindra familje të tjera të cilat kanë ndjerë e presin ta ndjejnë humanizmin tonë.

Mbi të gjitha, ndihma dhe përkrahja ndaj Kompanisë BAVARIA dhe kompanive tjera serioze, para se gjithash është investimi më i sigurt për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht.

Ne tanimë kemi dëshmuar përkushtimin tonë në zhvillimin e shtetit tonë duke përmbushur të gjitha obligimet tona e të cilat rezultuan me mbushjen e arkës shtetërore.

Tani me të drejtë presim përkrahjen konkrete të Qeverisë Kosovës. Shteti ka mundësi dhe ka obligim për të na përkrahur dhe kjo tanimë mbetet në vullnetin e tyre.

Ne duam të besojmë në këtë përkrahje. Kompania BAVARIA dhe kompanitë tjera serioze me stafin e tyre e kanë të domosdoshme ketë përkrahje më se të merituar.

 

Të nderuara institucione,

Unë punëtori i Bavaria……..!

Siç e dini motoja e kompanisë tonë është “NE JETOJMË ME KRYEVEPRA”, prandaj konsiderojmë se kryevepra e institucioneve tona do të ishte ndihma ndaj kompanisë tonë dhe bizneseve tjera kosovare. Na kontaktoni para se të vendosni për ne, sepse askush më mirë se ne nuk din t’iu udhëzoj. Ju falënderojmë për mirëkuptim.

Unë punëtori i Bavaria!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Mal të Zi janë regjistruar 17 raste të reja…