Punëtorët e ‘Kosova Thëngjill’-it protestojnë para Qeverisë së Kosovës
07 maj 2021
| 12:05
Punëtorët e “Kosova Thëngjill”-it kanë protestuar të premten para Qeverisë së Kosovës me arsyen se nuk kanë marrë paga të plota që nëntë muaj.
Nënkryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, ka thënë se janë duke kërkuar që kjo ndërmarrje të kthehet në KEK meqë aktualisht është shoqëri aksionare.
Më pas, protestuesit kanë hyrë në qeveri në takim me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë.
Ndërmarrja “Kosova Thëngjill” ka 180 punëtorë.