Punëtorët e KRU “Prishtina” sanojnë dëmtimin e gypit të ujit me diametër fi 225 mm në Lipjan
Gjatë ditës së sotme, në Njësinë Operative të Ujësjellësit në Lipjan janë duke u kryer punime teknike, gjegjësisht intervenim teknik në sanimin e dëmtimit të gypit të ujit me diametër fi 225 mm në rrugën “Hajredin Bajrami”.
Punimet janë duke vazhduar ende.
Natyra e dëmtimit dhe pozicioni i gypit ka vështirësuar punimet ngase intervenimi nga ekipet mobile po realizohet me kujdes të shtuar për shkak që në zonën e groposjes ka shumë kabllo, rrjet kanalizimi dhe rrjeti atmosferik.
Vlenë të ceket se që nga dita e djeshme e duke vazhduar edhe sot, shkaku i rrjedhjes së ujit nga ky tub, banorët e një zone të Lipjanit kanë pasë probleme me furnizim me ujë.
Me sanimin përfundimtar , qytetarët e zonës do të kenë furnizim më të mirë me ujë.
Falënderojmë ekipet mobile për punën e palodhshme por edhe UD e kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi dhe stafin e tij për vizitat e shpeshta që po ua bëjnë ekipeve të pashembullta.