Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kërkojnë ligj nëpërmjet protestës
08 korrik 2019
| 11:56
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar për të dytën herë para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar nga institucionet ta mbajnë premtimin për Ligjin për Lotarinë e Kosovës.
Ismet Uka, anëtar i Sindikatës së Lotarisë së Kosovës, ka thënë se kanë dalë në protestën e dytë me kërkesat e njëjta siç është inicimi i Ligjit për Lotarinë e Kosovës, siç është premtuar, pastaj marrja përsipër e Qeverisë të pagave të punëtorëve të Lotarisë, pasi kjo është kompani publike dhe pronare është qeveria, pastaj mbulimi i shpenzimeve për qiradhënie.
Punëtorët e Lotarisë kërkuan zgjidhje sa më të shpejt të problemit të tyre, pasi janë në gjendje të rëndë ekonomike.