Punëtorët e Lotarisë pezullojnë protestën, marrin premtim për hartimin e ligjit të veçantë
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë pezulluar protestën protestuar e tretë pas premtimit të marrë nga ministria e Financave se shumë shpejt do të fillojë hartimi i ligjit të veçantë për lojërat e fatit.
Ata kishin paralajmëruar protestë për shkak të ndaljes së punës së tyre sipas Ligjit të miratuar nga Kuvendi që ndalonte lojërat e fatit.
Ismet Uka, nga këshilli grevist i punëtorëve, ka deklaruar se në mëngjes kanë marrë premtim nga Lulzim Rafuna, këshilltari i ministrit Bedri Hazma, se shumë shpejt do të bëhet inicimi dhe hartimi i ligjit të veçantë për lojërat e fatit.“Punëtorët e Lotarisë së Kosovës e kam pasur protestën të paralajmëruar për sot mirëpo që në mëngjes menaxhmenti e ka pas kontaktin sot me zyrtarin e ministrisë së Financave Lulzim Rafuna, i cili na premtoi se shumë shpejtë do të fillojë inicimi dhe hartimi i ligjit të veçantë për lojërat e fatit”, u shpreh ai.