![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/mbeturina-ne-Prishtine.jpg)
Punëtorët e pastrimit pezulluan punën, kjo është gjendja e rrugëve të Prishtinës (foto)
14 mars 2023
| 12:31
Punëtorët e pastrimit të hënën kanë protestuar në lidhje me kushtet e punës, derisa kanë njoftuar se nuk do të dalin në terren deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Ata kanë kërkuar nga bordi i KRMM “Pastrimi” rritje page me 70 euro dhe kërkuan përmirësim të kushteve të punës në terren.
Mirëpo, kjo kompani u ka propozuar punëtorëve rritje page prej 30 eurosh në muajt në vazhdim, gjë që s’u ka pëlqyer atyre, andaj kanë thënë se do të vazhdojnë me protestën deri në plotësimin e kërkesave të parashtruara.
Ky pezullim i punës bëri që sot rrugët e Prishtinës të duken në gjendje të mjerueshme, përplot me mbeturina.