Punëtorët e Postës nga e hëna sërish në grevë

06 korrik 2018 | 14:58

Punëtorët e Postës së Kosovës, në gjithë territorin e vendit kanë mbajtur grevë një orëshe, duke kërkuar që të tejkalohet kriza financiare në këtë ndërmarrje publike.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës, Etrit Hoti, ka thënë se greva kishte për qëllim sensibilizimin e institucioneve për të tejkaluar krizën financiare në këtë ndërmarrje.

Sipas tij, nga e hëna ka paralajmëruar një grevë gjithë ditore, për të vazhduar me masa të ndryshme sindikale deri në realizimin e kërkesave të tyre.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Botës “Rusi 2018” ka përfunduar për mbrojtësin e…