Punëtorët e Postës së Kosovës kërkojnë dorëheqjen bordit të përkohshëm

11 nëntor 2021 | 15:28

Shoqata Sindikale e Postës së Kosovës ka protestuar lidhur me keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin e kësaj ndërmarrje.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e bordit të përkohshëm, ushtrueses së detyrës së kryeshefes ekzekutive të kësaj ndërmarrje, Fakete Kadiu, ushtruesit të detyrës së drejtori të resurseve njerëzore, Petrit Karakashi, drejtoreshës së operativës, Saranda Isufi, si dhe dorëheqjen e Komisionit për ristrukturimin e Postës së Kosovës.

Kryetari i kësaj sindikate, Liridon Mirena, ka thënë para medieve se kjo protestë është paralajmëruese për hapat e mëtejme sindikalë që do t’i ndërmarrin nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.

“Dorëheqjet kërkohen për shkak te keqmenaxhimit te skajshëm, abuzimit, dëmtimit të postës dhe punëtoreve të postës, kërcënimeve, shantazheve, paaftësisë për nxjerrjen e postës nga kriza, përgatitjes së programit te ri te postës sipas interesave te një grupi te paafte dhe keqpërdorues”.

“Heshtja pas plaçkitjes së 40 mijë eurove, me çast jo vetëm që u dëmtua rëndë Posta e Kosovës, por edhe punëtorët janë rrezikuar me jetë është papërgjegjësi e pafalshme e bordit dhe menaxhmentit. Edhe pas kësaj plaçkitje punëtorët vazhdojnë të vihen para rrezikut të njëjtë për jetë”, ka thënë Mirena.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit…