
Punëtorët e sektorit privat kërcënojnë me protesta
14 nëntor 2019
| 10:34
Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, sot në zyrat e BSPK–së në ora 14:00 mban takim me kryetarë të disa shoqatave ku do të merret vendim për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat.
Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe zbatimi i ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj.
Rikujtojmë se ditë më parë, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kishte mbajtur një takim ku ishte biseduar për kushtet e rënda të punëtorëve të këtij sektori.
Në atë takim u theksua se ka ende punëtorë që paguhen ende me pagë 130 dhe 170 euro.