Punëtorët e sigurimit fizik hedhin vezë para zyrave të KEK-ut (foto)
28 gusht 2023
| 11:37
Punëtorët e sigurimit fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar të hënën para objektit të KEK-ut dhe Qeverisë së Kosovës.
Kërkesë e tyre ishte rikthimi si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht në sektorin privat. Si shenjë pakënaqësie ata kanë hedhur edhe vezë para zyrave të KEK-ut në Prishtinë.