Punëtorët e Telekomit të hënën protestojnë para qeverisë

13 nëntor 2020 | 16:04

Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së (FSP-PTK) përmes një njoftimi ka njoftuar punëtorët e Telekomit për protestën e cila do të mbahet të hënën, më 16 nëntor, në sheshin “Skënderbeu”.

Më 26 tetor për herën e dytë, Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë bankare Dardafon.net (ish-Zmobile) për shkak të borxhit ndaj kësaj kompanie.

“Bllokimi i dytë brenda tre muajve dhe tërheqja e mjeteve financiare, ka rrezikuar operimin e kompanisë dhe mirëqenien e punëtorëve. Prej datës 26.10.2020 e deri me tani, FSP-PTK ka bërë përpjekje për zgjidhjen e kësaj gjendje përmes dialogut social, mirëpo aksionarit (Qeverisë të Republikës së Kosovës) nuk i kanë marre parasysh kërkesat tonë për një zgjidhje emergjente, që çon në ruajtjen e kompanisë, punëtorëve dhe rendit publike në Kosovë”, është thënë në njoftimin e FSP-PTK.

Njoftimi i plotë i FSP-PTK:

FSP-PTK në vitet e fundit është ballafaquar në vazhdimësi me sfidat që ka kaluar dhe po kalon kompania jonë. Jemi munduar në maksimum të bëjmë denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë, këto denoncime i kemi bërë në Prokurorinë e Shtetit dhe përmes medieve. FSP-PTK ka vazhduar edhe me informimin për gjendjen aktuale të Telekomit, tek ministria përkatëse dhe deri te kryeministri, mirëpo deri më tani kemi hasur në veshë të shurdhër. Ju kemi treguar se: kompania Dardafon.net (ish-Zmobile) ka qenë dhe është kontratë kriminale, e cila Telekomit i ka shkaktuar humbje mbi 200 milionë euro. Gjithashtu, ju kemi bërë të qartë se FSP-PTK nuk e njeh këtë borxh, por kot…!”

Me datën 26.10.2020 për herën e dytë, Telekomit të Kosovës nga zhvatësit Devollet i janë bllokuar llogaritë bankare. Bllokimi i dytë brenda tre muajve dhe tërheqja e mjeteve financiare, ka rrezikuar operimin e kompanisë dhe mirëqenien e punëtorëve. Prej datës 26.10.2020 e deri me tani, FSP-PTK ka bërë përpjekje për zgjidhjen e kësaj gjendje përmes dialogut social, mirëpo aksionarit (Qeverisë të Republikës së Kosovës) nuk i kanë marre parasysh kërkesat tonë për një zgjidhje emergjente, që çon në ruajtjen e kompanisë, punëtorëve dhe rendit publike në Kosovë.
FSP-PTK ju ka bërë të qartë se shkatërrimi i Telekomit ka ardhur nga qeveritë dhe kjo gjendje DUHET të zgjidhet nga qeveria sepse qeveria duhet të merr përgjegjësi për pasurinë që menaxhon, kur dihet se Telekomi i Kosovës është pasuri e qytetarëve të Kosovës. Ketë pasuri, Kuvendi i Kosovës ja ka besuar për menaxhim dhe zhvillim e Telekomit, Qeverisë të Republikës së Kosovës.

FSP-PTK ketë gjendje e cilëson ALARM I KUQ, sepse në çdo moment janë kah rrezikohen mbi 1 milion konsumatorë të Telekomit, pagat e punëtoreve dhe në fund humbja e vendeve tona të punës. Prandaj, neve si punëtore nuk kemi rrugëdalje tjetër, vetëm të protestojmë, protestojmë dhe protestojmë, përkundër masave që ka ndërmarre qeveria për ruajtjen nga COVID-19.

Të nderuar/a,
Ju bëjmë thirrje për -rotestë!
Protesta fillon të hënën me datë 16.11.2020 prej orës 13:00 në Sheshin pran Qeverisë të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka mirëpritur…