Punëtorët e Trepçës i bashkohen protestës së Lëvizjes Vetëvendosje
29 shtator 2018
| 13:49
Një grup punëtorësh të gjigandit metalurgjik ‘Trepça’ i janë bashkuar protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Duke bartur flamurin me simbolin e ‘Trepçës’ dhe flamuj kombëtarë ata po marshojnë nga Pallati i Rinisë në drejtim të Biblotekës Kombëtare.
Në prag të nisjes së protestës të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kjo parti tha se qytetarë të shumtë i janë bashkuar konvojeve të autobusëve për në kryeqytet.
“Nisje masive nga qytetet e Kosovës. Protesta do të jetë madhështore”, thuhet në postimin e LV-së në “Facebook”.