Punëtorët e “Unitetit” me peticion, nuk duan largimin e kryeshefit të tyre në ‘Trepça’
Disa ditë më parë, përmes një postimi në Facebook, kryeshefi i KRM “Uniteti”, Gazmend Morina paralajmëroi se mendonte të kandidonte për pozitën e kryeshefit në ndërmarrjen Trepça Sh.A, shkruan “Mitropol”.
Në postimin e tij Morina kishte publikuar një fotografi të dyerve të Trepçës mbi të cilën shkruan “Me fat”, gjersa në mbishkrimin e Morinës shkruhej “1,2,3…”.
Ky veprim i Morinës erdhi pasi minatorët e Trepçës kishin protestuar për 10 ditë me kërkesën për largimin e U.D. kreyshefit aktual dhe ekzekutimin e pagave me kohë, me ç’rast ishte vendosur për hapjen e konkursit për kryeshef.
E sot “Mitropol” ka siguruar një peticion të punëtorëve të udhëhequr nga Morina në KRM “Uniteti” të cilët kërkojnë nga ai vazhdimin e qëndrimit në këtë ndërmarrje.
“Peticion për vazhdimin e qëndrimit të kryeshefit ekzekutiv në kompaninë “Uniteti”, thuhet në dokumentin e siguruar nga “Mitropol” të nënshkruar nga 80 punëtorë më 24 nëntor 2023.
Ende nuk dihet nëse Morina do kunkuroj në këtë pozitë pas këtij peticioni.