Punëtorët kërkojnë t’iu vlerësohet mundi
01 maj 2022
| 12:10
Më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, punëtorët e sektorit privat protestuan në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira të punës.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi, ka thënë se për shkak të kushteve të këqija, mijëra punëtorë po ikin nga Kosova.
Ai ka theksuar se nga Qeveria e Kosovës nuk kërkojnë lëmoshë, por “kërkojmë që djersa jonë të paguhet”, raporton Rel.
Organizatorët e protestët u shprehën të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nuk po bën asgjë për të përmirësuar kushtet e punës për ta.