Punëtorët nuk festojnë, sot protestojnë në Prishtinë
01 maj 2022
| 09:08
Në Ditën Ndërkombëtare të Punës do të organizohen dy protesta në sheshet e Prishtinës.
Federata Sindikale e Punëtorëve e Sektorit Privat e Kosovës për nder të 1 Majit do ta fillojë protestën në orë 11:00, e cila do të nisë në sheshin “Zahir Pajaziti” e do të vazhdojë deri para objektit të qeverisë.
Nga ora 12:00 do të fillojë protesta e dytë që do të mbahet nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist me thirrjen: “Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes”. /Epoka e re/