Punëtorët shëndetësorë do të mbajnë grevë 8-orëshe më 25 nëntor

18 nëntor 2021 | 17:34

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur që punëtorët shëndetësorë më 25 nëntor të mbajnë grevë 8-orëshe.

Këshilli i FSSHK-së ka paraqitur disa kërkesa për takime me krerë të institucioneve.

Ata kanë kërkuar që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorët të tjerë dhe të shkojë sa më parë në Kuvend.

 

Më poshtë janë renditur kërkesat e tyre:

 

  1. Takim urgjent me Kryeministrin e Republikës së Kosovës;

 

  1. Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Z.Xhelal Sfeçla i kërkon urgjentisht ti ftoj Sindikatat në grupin punues për Projektligjin e Pagave;

 

  1. Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me Ministrin e ri të Shëndetësisë Dr.Rifat Latifi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara…