Punëtorët shëndetësorë nesër sërish në grevë

01 dhjetor 2021 | 12:56

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka njoftuar se nesër sërish do të mbajë grevë, për shkak të mos marrjes së një përgjigje nga ana e Qeverisë për kërkesat e tyre.

Sipas njoftimit të kësaj federate, greva do të jetë 8 orësh pranë institucioneve shëndetësore.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe përkundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore, kjo e fundit nuk ka reflektuar. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mos përgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër me datë 02.12.2021 e enjte të mbajë grevë 8 orësh pranë institucioneve shëndetësore”, është thënë në njoftim.

FSSHK-ja ka vlerësuar se Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jepen konform Ligjit mbi Greva, duke shtuar se kërkojnë mirëkuptim nga ana e popullatës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna është nderuar me titullin “Heroinë e Kombit” në Barbados,…