Punëtorët shëndetësorë presin që në fund të muajit t’i marrin pagat me rritje
Me ftesë të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sot është mbajtur një takim i Bordit Drejtues, me drejtorët e institucioneve shëndetësore që janë në varësi të SHSKUK-së, Federatën Sindikale të Shëndetësisë, dhe Odën e Mjekëvetë Kosovës.
Pikë vetme e rendit tëditës, ishte diskutimi në lidhje me fillimin e zbatimit të Ligjit të ri për Paga, i cili ka filluar të zbatohet nga data 1 dhjetor.
Qëndrim i përbashkët i të pranishmëve ishte se ky Ligj është i mirëseardhur për të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe se presin që në fund të këtij muaji punëtorët shëndetësor të marrin pagat me rritje.
Në takim u tha se tendencat për të pezulluar zbatimin e këtij Ligji janë të papranueshme dhe kanë për qëllim të dëmtojnë progresin e arritur në drejtim të përmirësimit të përgjithshëm të mirëqenies së punëtorëve shëndetësor.
Institucionet e pranishme në takim, ju bënë thirrje tëgjitha institucioneve vendimmarrëse të jenë të kujdesshme dhe mos ta pengojnë zbatimin e këtij Ligji për interesa të grupeve të ndryshme.
/Epoka e re/