Punëtorët shëndetësorë të premten hyjnë në grevë të përgjithshme
11 dhjetor 2019
| 17:53
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, gjatë takimi të Këshillit Drejtues të kësaj federate, me shumicë votash ka marrë vendim që më 13 dhjetor të mbahet grevë e përgjithshme në tri nivelet e sistemit shëndetësor me moton “Presim pagat me ligjin e ri”.
Greva do të mbahet duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 15:00, me kërkesën për implementimin e Ligjit për pagat që ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor, por që është dërguar në Kushtetuese nga Avokati i Popullit.
Vendimin për grevë po ashtu për ditën e premte pritet ta marrë nesër ( e enjte) edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.