Punëtorët teknik të UP-së protestojnë sërish, kërkojnë pagë minimale 350 euro
Punëtorët teknik të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sërish kanë protestuar para Rektoratit të këtij universiteti.
Ata kanë kërkuar që paga minimale e tyre të jetë 350 euro.
Sipas tyre, punëtorët teknik po diskriminohen andaj kanë vendosur të mos kryejnë detyrat e tyre nëse nuk u plotësohen kërkesat, shkruan EkonomiaOnline përcjellë Klan Kosova.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se punëtorët nuk qëndrojnë më me 250 euro pagë.
Ai ka paralajmëruar grevë nga java e ardhshme nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Ndërsa kryetari i Punëtorëve të Sigurimit, Rexhep Gashi, ka thënë se nuk do të ndalen me protesta dhe grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës së Punëtorëve Teknik, Hysni Gashi, ka paralajmëruar grevë pasi siç ka thënë ai neglizhimi ndaj tyre është duke vazhduar dhe se nuk janë duke u përfillur kërkesat e tyre.