Punëtorët teknikë protestuan për rritje të pagës në 350 euro

19 nëntor 2019 | 16:54

Punëtorët teknik të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të Qendrave të Mjekësisë Familjare, si dhe të disa shkollave të Prishtinës, sot kanë ndaluar punën e tyre për një orë për të protestuar për shkak të pagave të ulëta.

Rreth 1 mijë punëtorë teknik sot kërkuan që pagat e tyre minimale nga janari i vitit 2020, të jenë 350 euro.

Në mbështetje të kësaj proteste ishte dhe Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ndërsa njohës të çështjeve ekonomike vlerësuan se kërkesat e këtyre punëtorëve janë të drejta për pagë të dinjitetshme.

Protestë mbajtën edhe punonjësit e këtij profili në fakultetin Filologjik, të cilët theksuan se ky lloj organizimi i protestave nuk do ta ndalet në realizimin e kërkesave për rritje të pagave dhe zbatimin e marrëveshjes kolektive.

Bukurie Haziri përfaqësuese e mbi 200 punëtorëve teknik në Universitetin e Prishtinës, theksoi se paga aktuale e tyre është 230 euro dhe nga viti i ardhshëm nuk pranojnë të kenë më pak 350 euro.

Edhe punëtorët teknik të Qendrës së Studentëve ishin sot në protestë prej orës 10:00 deri në 11:00, të cilët kërkuan rritje pagash.

Adile Rexhepi përfaqësuese e 28 punëtorëve teknik të kësaj Qendre, tha se kërkesat për rritje të pagave nga 230 në 350 euro nuk do të ndalen asnjëherë deri në implementim.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se  kërkesat e punonjësve janë të drejta për pagë 350 euro dhe implementim të ligjit dhe marrëveshjes kolektive.

Azemi pati një porosi për kompanitë privat që të kenë kujdes gjatë nënshkrimit të kontratave me Qendrën Studentore, me Universitetin e Prishtinës, Rektoratin e Prishtinës dhe me komunën e Prishtinës, pasi kontratat e reja duhet të jenë me pagë 350 euro dhe pagesa e tatimit në paga, ngaqë në sektorin privat janë humbur miliona euro duke iu shmangur këtyre tatimeve.  Ndërsa, eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se protestat e sotme janë të arsyeshme për faktin se janë krijuar politika të gabuara me rritje ta pagave në sektorin publik.

Ish kryetari i OEK tha  se politikbërja e deritanishme për të punësuarit dhe formën e pagesës është një padrejtësi e cila Kosovës do t’i kushtojë shumë shtrenjtë, jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen.

E zyrtarë të institucioneve nuk janë deklaruar për kërkesat e punëtorëve.  Protesta e punëtorëve teknik do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme po në këto institucione prej orës 10:00 deri 11:00./KP

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të…