Punëtorët teknikë të Kuvendit nga 16 shtatori hyjnë në grevë, shkak paga
04 shtator 2024
| 13:41
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, ka bërë me dije se nga 16 shtatori punëtorët teknikë të Kuvendi të Kosovës do të hyjnë në grevë.
Ai ka treguar se ky vendim është marrë pas mbledhjes që kanë mbajtur të mërkurën bashkë me këta punëtorë.
“Sot u mbajt takim me punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës, ku u mor vendim që me datë 16.09.2024 të fillohet me grevë pasi pagat e tyre janë shumë të ulëta. Ato kërkojnë 550 euro pagë përndryshe deklarojnë se nuk do të punojnë”, ka shkruar Azemi në “Facebook”.