Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës nesër hyjnë në grevë
15 shtator 2024
| 18:58
Të hënën nga ora 07:00, punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës do të hyjnë në grevë në shenjë proteste për shkak të pagave të ulëta.
Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur në një njoftim se greva do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë protestuar edhe në muajin korrik para këtij institucioni me kërkesë rritjen e pagave për punën e tyre.