Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës protestojnë nesër për shkak të pagave të ulëta
08 korrik 2024
| 15:49
Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës nesër (e martë) do të protestojnë para parlamentit për shkak të pagave të ulëta.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovës, Jusuf Azemi ka njoftuar se nesër punëtorët teknikë të Kuvendit do të protestojnë prej orës 10.00 deri ne orën 11.00 për ngritjen e pagave. “Nesër me datë 09.07.2024 nga ora 10.00 deri ne ora 11.00, punëtorët teknik të parlamentit te Kosovës do të protestojnë para parlamentit për shkak të pagave të ulëta”, thuhet në njoftim.