Punëtorët teknikë të ministrive protestojnë për paga
20 tetor 2020
| 10:07
Punëtorët teknikë që operojnë në ministrinë e Mjedisit, atë të Administratës se Pushtetit Lokal, ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Drejtësisë dhe Administratës Publike do të protestojnë gjatë ditës.
Protesta e cila mbahet në orën 13:00 po bëhet për ngritjen e pagave.
Kjo është bërë e ditur nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.